AktualitetIntervista

Politikani serb: Vuçiç pret urdhrin nga Putin për luftë

Kryetari i Republikanëve serbë Nikola Sanduloviç tha në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po pret urdhrin e presidentit rus, Vladimir Putin për të filluar luftën në Kosovë.

Sipas tij situata do të bëhet edhe më e rrezikshme, pasi kaosi i vërtetë pritet të fillojë në atë moment kur Vuçiç të forcojë pushtetin e tij me shumicë absolute pas 17 dhjetorit.

Aleksandër Vuçiç tani po lufton për jetën e tij. Këto nuk janë më zgjedhje ku ai duhet të implementoje kombinimet e premtuara të ndyra me pastrimin e parave. Të mos flas tani për dërgesat e armëve që i kanë shkuar ISIS-it, ISIL-it, të mos flas për emigrantët nga Evropa që tani duhet të kthehen këtu, në rajonin tonë, fillimisht në Shqipëri, në Kosovë dhe në fund në Serbi. Të mos flas për të gjitha këto kombinime që ai duhet të implementojë. Vlera e kësaj është se ai blen kohën dhe po pret momentin kur Putini t’i thotë atij dhe Dodikut që ka ardhur koha dhe se duhet të hapet fronti këtu. Pra kjo është çështja. Prandaj tani e thotë me siguri se nuk do të ketë zgjedhje për 4 vjet. Të gjitha këto ju tregojnë e bëjnë të qartë sa larg ka shkuar kjo,” – u shpreh Sanduloviç.

Politikani serb shpjegoi gjithashtu arsyen se përse nipi i Sllobodan Millosheviss, Marko Millosheviç është bashkuar me partinë e Daçiç për t’u futur tanimë në politikë.

“Kjo çfarë bën Ivica Daçiç me nipin e Sllobodan MIllosheviçit është pikërisht ajo që e kam thënë, është një tregues në çfarë drejtimi po shkon Serbia. Më besoni, dhe po ia tërheq vërejtjen botës, Serbia është bërë më nacionaliste tani, plot urrejtje, plot politikë luftënxitëse tani sesa në kohën e Millosheviçit. Pra, kur e shikoni sistemin tani që është përpunuar dhe zgjeruar kaq shumë, është beninje në krahasim me Millosheviçin. Keni për të parë çfarë do të ndodhë.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?