AktualitetEkonomiSocialeSociale

900 mln euro të shpenzuara deri tani për rindërtimin

Kostoja totale e tij është parashikuar në 117.6 miliardë lekë apo 1.15 miliardë eurove. Projekti parashikon rindërtimin dhe rikonstruktimin e rreth 95 253 njësive banimi, 182 shkollave dhe 34 veprave të tjera publike.

Kjo shumë u kërkua edhe në konferencën e donatorëve nga kryeministri Rama të organizuar nga Komisioni Europian në shkurtin e 2020-ës. Qeveria zgjodhi të merrte nga konferenca vetëm 300 milionë euro të ofruara si grante nga BE, ndërsa për pjesën tjetër përdori fonde buxhetoret me argumentin se disbursimi i kredive nga donatorët kërkonte procedura të tejzgjatura.

Kështu të ndara në pesë vite, qeveria harxhoi nga buxheti në total rreth 93 miliardë lekë apo 910 milion euro. Në 2021- 2022, u alokuan shumat më të larta deri në 5% të PBB-së.

Deri më tani gati 6 mijë familje kanë marrë çelësat e shtëpive të reja, ndërsa në raportimin e ministrisë së financave në kuvend gjatë marsit  rezultonin ende 8 mijë familje që trajtohen me bonus qiraje.

Brenda këtij viti qeveria pritet të mbyllë procesin në Kavajë, Rrogozhinë, Vorë dhe Krujë. Ndërsa nuk ka ende një datë përfundimi për rindërtimin në Durrës dhe Lezhë. Punimet ende vijojnë dhe për lagjet e reja të Tiranës, Kombinatin dhe 5 Maji.

Programi vijon edhe në vitin e ardhshëm ku janë parashikuar 7 miliardë lekë fonde, ndërsa qeveria ka tejkaluar afatin e vendosur për mbylljen e rindërtimit në vitin 2022, ndikuar edhe nga kriza e Covidit dhe çmimeve të energjisë elektrike për shkak të luftës në Ukrainë.

 

Top Channel

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania