Berisha: Në vitin 2021 dola kundër koalicionit të përbashkët PD-PS dhe ky është shkaku i vërtetë i shpalljes non grata
Berisha në Elbasan: Në vitin 2021 dola kundër koalicionit të përbashkët PD-PS dhe ky është shkaku i vërtetë i shpalljes non grata
Në këtë betejë ju ftoj ju, çdo qytetar, opozitar të përqendrohet me të gjithë potencialin kundër kësaj të keqeje që ka vendosur në Shqipëri një diktaturë.
Pra ne votën njëlloj si në diktaturë, ne numërojmë, ai na i numëron. Na i numëron se fut patronazhistin 73 herë.
Ai na i blen, ai blen të drejtën e votës, ai blen vetë votën. Ai terrorizon, nxjerr bandat në mbarë vendin, Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier dhe kudo. I solli dhe nga Dubai për të terrorizuar qytetarët.
Pra me votë, vota jonë nuk vlerë. Deputetët që ju përfaqësojnë nuk kanë më vlerë.
Tani a duhet ne të pranojmë këtë situatë? Kurrë nuk do të pranojmë këtë situatë.
Pse Edi Rama kaloi tani në ekstrem.
Kaloi vetëm për një arsye. Për fatin tonë më të keq, ai pas zgjedhjeve të 2017, ose gjatë zgjedhjeve, ai vuri nën kontroll opozitën.
Dhe bashkërendonte, nuk po merrem se çfarë diskutuan ata në marrëveshje se skam qenë aty. Por ju jap një fakt tjetër.
Ju të gjithë besonit në fitore edhe unë besoja në fitoren e 25 prillit. Të gjithë besonim. Populli opozitar ishte në këmbë, në gëzim, në optimizëm, në energji.
Dy gjëra. Tre ditë para zgjedhjeve më vjen i dërguari i tij dhe i Edi Ramës dhe më pyet; zoti Berisha, po nuk u fituan këto zgjedhje, çfarë mendon ti për koalicionin e madh.
Çfarë i them unë? Thotë që PD e PS të bëjnë koalicion. Jo i them unë, nuk mund të pajtohem me një gjë të tillë sepse është një gjëmë për vendin. Të krijojnë dy partitë një koalicion, rrinë e vjedhin bashkërisht dhe e shkatërrojnë, nuk lënë asgjë.
Më thotë, po mirë nuk e do, por nëse bëhet çfarë do të bësh? Nëse bëhet, unë do të bëj çfarë të mundem kundër tij. Unë nuk do të pajtohem kurrë me të.
Dhe kjo arsye, ishte shkaku i vërtetë i shpalljes non grata të Sali Berishës. Sepse nëse do pranoja do të kishim një opozitë në kontroll të tij, që bashkëqeveriste, që u pinte gjakun dy herë më shumë qytetarëve të Elbasanit dhe Shqipërisë dhe një sundim i egër i paparë.
Jo i them unë, dhe pastaj mirënjohja e pakufishme ndaj jush, mbështetja e juaj është fakt që unë jam sot këtu para jush.
Unë nuk pranoj vendimin e gjykatës, pasi 3 mercenarë të urdhëruar nga Edi Rama i marrin parlamentit pushtetin
Momenti i dytë, se do ti gjykojmë politikisht gjërat.
Kur u bashkua grupi parlamentar. Kur e pa se u bënë 43 burra e gra të vendosur për të mbrojtur idealet tuaja në parlament, ai kaloi në ekstrem.
Parlamentin e futi në klandestinitet, e asgjësoi. Në kundërshtim me ligjin e rregulla, e kaloi online.
Nxori një dacibao kundra meje dhe dhëndrit tim, për fajin e vetëm se ai në një proces të zgjedhur nga 1994 gjer në 2009, ka marrë 408 metra tokë të trashëguar nga e gjyshja e tij, me të gjitha dokumentet e të gjitha kohërave.
Dhe tani çfarë bën prap?
I heq të drejtën kryetarit të PD-së të dalë jashtë, detyrimin tjerë e tjerë me radhë. Prisni çfarë është kjo? Kjo është marrje e pushtetit të parlamentit, nëpërmjet 2-3 mercenarëve që nuk kanë ligj, moral dhe asgjë për llogari të Edi Ramës.
Tani ta dini ju mirë dhe ta dijë çdo shqiptar, se Sali Berisha shkon dhe do të shkojë sa herë të thirret në çdo hetuesi të botës.
Të ju them ju të vërtetën, të jem i sinqertë. Nuk është se nuk kam dëshirë të shkoj, sepse do dal dhe të ju bëj gjyqin jo nga salla e PD-së, por nga dera e prokurorisë. Aty do të ua bëj gjyqin.
Po pse nuk shkoj, pse nuk e pranoj vendimin? Unë nuk pranoj vendimin se 3 mercenarë të urdhëruar nga Edi Rama i marrin parlamentit pushtetin, për arsye se parlamenti nuk e pengon hetimin, as vendimin e gjykatës.
Por para se gjykata të gjykojë, duhet të marrë miratimin e parlamentit.
Neni 73/2 thotë se; deputetit nuk mund ti hiqet liria në asnjë formë, pa miratimin paraprak të parlamentit.
Kur unë e dërgova në vitin 2012 për ta hequr këtë pikë, dhe them prap jam dakord ta heqim që të jemi të gjithë njëlloj para ligjit, Edi Rama u soll në mënyrë të tërbuar, u thoshte të tjerëve se Sali Berisha më arreston që nesër nëse heq këtë pikë.
Tani unë i them hajde ta heqim këtë pikë, ti je në pushtet unë në opozitë.
Por pushtet me mercenarë nga parlamenti nuk mund të marrësh kurrë.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
