Politike

Kaosi në Kuvend, ambasadori gjerman thirrje shumicës dhe opozitës për bashkëpunim

Përmes një deklarate, Bergner është shprehur se Parlamenti duhet të jetë një forum ku të diskutohen hapur propozimet politike.

Ai i ka bërë thirrje maxhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë, që ta kthejnë këtë institucion në rolin e tij në shërbim të qytetarëve.

Deklaratë e Ambasadorit Karl Bergner:

Po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë.

Qytetarët/et e Shqipërisë presin me të drejtë nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike. Ky shkëmbim duhet të zhvillohet në paqe dhe të drejtohet nga rregullat, që i ka përcaktuar vetë parlamenti.

Ndaj u bëj thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania