Sport

Daku pas ndeshjes: “U tregoj përse mungoi goli”

Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku analizoi barazimin 0-0 me Ishujt Faroe.

Ndeshja e parë si titullar? “Një ndjenjë e mirë kur të jepet përgjegjësia nga minuta e parë, kur të beson trajneri në një ndeshje kualifikuese. Ndonëse kualifikimi ishte arritur, përsëri ka përgjegjësi, më bëri të ndjehem mirë.

Goli mungoi, pse? “ Ata kanë ardhur vetëm që të mos humbin dhe ishin bllokuar mirë. Kjo ndeshje mund të ishte zhbllokuar nga ndonjë sekuencë apo goditje këndi, pasi bënë bllok. I patëm rastet tona, por as unë nuk i shfrytëzova mirë, pasi një gol do kishte mjaftuar për ta zhbllokuar këtë takim .”

Pjesa e parë e mirë, e dyta më e qetë, a u ndjetë i lodhur? “Jo nuk isha i lodhur, pasi i kam minutat nga ekipi im. Megjithatë nuk ishte ndeshje e lehtë, pasi pati goxha duele ajrore dhe shpenzon shumë energji dhe është normale që të ndjehesh edhe i lodhur.” – Tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?