Aktualitet

Britani/ I forti i Kukësit transportohet nën masa sigurie drejt Policisë së Tiranës

KAON

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me operacionin e SPAK, e cila lëshoi 11 urdhër-arreste. Në një lidhje live për News24, gazetarja Klodiana Lala bëri me dije se një prej të arrestuarve, është Bujar Gërmizi, i cili akuzohet se po planifikonte me Besmir Mustati vrasjen e dy vëllezërve që banonin në Britaninë e Madhe dhe për shkak të përplasjeve që kishin për çështje droge, i kishte vënë në shënjestër.

Mësohet se Gërmizi është shoqëruar nga Kukësi drejt Policisë së Drejtorisë së Tiranës nën masa të rrepta sigurie. Një tjetër persona i rëndësishëm i trafikut të drogës është Ervin Mata, i cili është shpallur në kërkim. Operacioni është duke vijuar edhe në shtetin e Spanjës. Mbrëmë u arrestua Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës. Ai ka lidhje krushqie me Matën, pasi djali i tij ka partnere motrën e Matës.

Ndërkohë, ka dyshime dhe për pastrim parash. E përfshirë në këtë grip kriminal dyshohet se është oficerja e drejtorisë së kufirit dhe migracionit, Jonida Babameton, ndaj të cilës është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?