Temperatura do shkojnë deri në -3 gradë! Mot i qëndrueshëm dhe kthjellime
Temperatura më e ulët u regjistrua në Korçë sot -3°C, ndërsa temperatura maksimale ishte 16°C në Sarandë.
Ditën e hënë do të kemi mot të qëndrueshëm me mbizotërim të kthjellimeve.
Reshjet e dëborës do të jenë prezente në Alpe dhe relievet malore në lindje.
Vlen të theksohet elementi i erës si intensiv dhe problematik me drejtim juglindje-jugperëndim 2-9m/s, ndërsa në bregdet e lugina hera herës era fiton shpejtësi 13-25m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-5ballë.
Ditën e Enjte do të kemi mot relativisht të qëndrueshëm me reshje shiu të përqendruara në jug të vendit, ndërsa ditën e Premte ndërprerje të reshjeve.