Sherr mes të miturve në Pogradec, dëmtohen në fytyrë dhe trup 2 prej tyre
Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se nga sherri të dy të miturit kanë pësuar dëmtime në trup dhe fytyrë.
Pjesë e konfliktit janë bërë dhe të tjerë të mitur të cilëve u është marrë deklarimi, ndërkohë që çështja ju referua prokurorisë për plagosje të lehtë me dashje.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushte, një bashkëmoshatarin e tij, në ambientet e shkollës së tyre të mesme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.