Seanca maratonë për buxhetin 2024, Rama mbërrin në Kuvend
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend për të marrë pjesë në seancën maratonë që do të mbahet për buxhetin e vitit 2024.
Hera e fundit që Rama mori pjesë në Kuvend ishte 12 tetori i këtij viti në interpelencën e kërkuar nga deputeti demokrat Kreshnik Çollaku i cili kërkoi që kreu i ekzekutivit të mbante nëj qëndrim lidhur me sulmin e grupit serb në Banjskë.
Deputetët socialistë po shkojnë më herët në Kuvend, ku do të mbahet seanca maratonë për buxhetin 2024, ndërsa Rithemelimi ka paralajmëruar sërish kaos dhe bllokimin e punimeve.
Total 0 Votes
0
0