Aktualitet

Reshje dëbore në Voskopojë dhe fshatrat e Devollit

Reshjet e dëborës kanë nisur në zonat malore të juglindjes së vendit. Reshjet kanë përfshirë fshatra të Voskopojës, Lekasit si dhe fshatra të Devollit të sipërm, përfshi këtu dhe Dardhën.

Probleme në qarkullim paraqiten vetëm në majë të Mashkullores në aksin rrugor Korçë – Panarit, aty ku dhe trashësia e borës ka shkuar deri në 20 cm.

Në akset e tjera rrugore të zonave të përfshira nga dëbora, nuk raportohen probleme përsa i përket qarkullimit të mjeteve.

Dëbora ka përfshirë të gjitha zonat malore në lartësitë mbi 1000 m mbi nivelin e detit, duke sjellë uljen e ndjeshme të temperaturave, të cilat kanë shkuar deri në – 4 grade Celsius.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania