AktualitetPolitike

Burime nga Kuvendi: Nikolla nuk ka dhënë asnjë urdhër për masa të veçanta

Pak orë pasi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se Kuvendi kishte vendosur shtimin e gardistëve në sallë, burime nga Kuvendi thonë për Balkanweb se kryeparlamentarja Lindita Nikolla, nuk ka dhënë asnjë urdhër për masa të veçanta në sallën e seancave plenare për seancën e së hënës.

Në këtë seancë pritet të diskutohet për projekt-buxhetin e vitit 2024. Opozita ka paralajmëruar se do të vazhdojë aksionin e saj për bllokimin e seancave plenare.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania