Sport

Zyrtare/ Zbulohet formacioni anti-Moldavi (VIDEO)

Shqipëria zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Moldavi, ku si rrallë herë grupi është i plotë, asnjë dëmtim, të gjithë lojtarët janë në kushte perfekte, të gjithë në dispozicion të Sylvinho-s për të rishkruar historinë, këtë herë në një version fantastik. Me ngarkesë të plotë, është stërvitur edhe Kristjan Asllani, lojtari i vetëm që nuk erdhi në këtë grumbullim në kushte perfekte, por mesfushori i Interit ia doli të jetë në dispozicion të Sylvinho-s për këtë takim me historinë. Siç është bërë tashmë traditë, me Sylvinho-n në stol, ekipi fitues nuk ndryshon.

Në raport me takimin e fundit, atë kundër Republikës Çeke, kemi vetëm një ndryshim Ismajli rikthehet titullar në vend të Arlind Ajetit, me qendërmbrojtësit që për arsye dëmtimi nuk ia doli të ishte i pranishëm në këtë dy sfida, por në çdo rast, Ismajli është i paprekshëm teksa me Berat Gjishitin kanë formuar prej kohësh dyshen e qendrës së mbrojtjes. Hysaj në të djathtë dhe Mitaj në të majtë kompletojnë repartin e prapavijës, ndërsa Berisha në portë.

Formacioni I Shqiperise

Nuk ndryshon as dyshja e mesfushës, Asllani-Ramadani, ndërsa përpara tyre zbret Nedim Bajrami. As treshja e sulmit nuk preket me Seferin në të majtë, Cikalleshi në qendër dhe Jasir Asani në të djathtë.

 

(BalkanWeb)

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania