Kombetarja e Moldavise: “Më mirë të vdesim në fushë”! Luajmë për fitore (VIDEO)
Nuk është një finale për Shqipërinë, por është pa diskutim një e tillë për Moldavinë. Nëse kuqezinjve i mjafton qoftë dhe një pikë, ose në variantin e fundit, kanë në dispozicion edhe një sfidë, atë kundër Ishujve Farore, ku sërish i mjafton një pikë, për moldavët diskutimi është ndryshe, ndaj Sylvinho-s dhe të besuarve të tij i duhet fitorja me çdo kusht, për këtë nuk ka asnjë dyshim trajneri Kleschenko:
“Jemi stërvitur mirë që prej ditës së parë dhe jemi gati për ndeshjen me Shqipërinë. E dimë që është një sfidë e vështirë, pasi jemi përballur me ta edhe në Tiranë, ku humbëm 2-0, por mendoj se meritonim një barazim. Shpresoj që lojtarët të kenë nxjerrë mësimet e duhura dhe të reagojnë siç duhet sot. Në këto momente nuk mendojmë aspak për Çekinë, pasi më mirë të vdesim në fushë sot, sesa të lëmë gjithçka për sfidën në Pragë”.
Moldavia është një surprizë e bukur e Grupit E teksa dy xhiro përpara fundit janë në lojë për një biletë për në “Euro2024”. Trajneri i Moldavisë theksoi se nuk ka ndërmend të ndryshojë filozofi, fundja ekipi i tij në fushën e tyre është shprehur mirë ku nuk kanë pësuar asnjë humbje: