Buxheti mund të votohet pa debat, plani i PS nëse opozita bllokon Parlamentin
Projektbuxheti i 2024-ës rrezikon të miratohet në parim të hënën pa diskutime nëse opozita do të bllokojë sallën e seancave plenare.
Të hënën e 20 nëntorit në orën 10, parlamenti do të mblidhet në seancën dedikuar projektbuxhetit në parim për vitin e ardhshëm. Në kushtet kur opozitarët kanë paralajmëruar një seancë jo normale, mazhoranca ka gati planin B për të vënë në zbatim.
Nëse opozita do të përshkallëzojë më tepër aksionin e saj duke mos lejuar as procesin e votimit të projektbuxhetit, atëherë do të pritet një vendim i momentit i konferencës së kryetarëve.
Seanca e ditës së hënë parashikohet të vijojë edhe ditën e martë, por zhvillimi i saj do të jetë në varësi të asaj çfarë do të prodhohet më 20 nëntor.
