AktualitetPolitike

“Opozitës nuk po i mohohen të drejtat”, Rama: Hetimet parlamentare nuk duhet të prekin e ta tejkalojnë kushtetutën

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në Dibër, Rama u shpreh se opozita ka të drejtë kushtetuese që të bëjë hetime parlamentare.

Por kreu i qeverisë nënvizoi se këto hetime nuk duhet të prekin e ta tejkalojnë kushtetutën.

“Thonë që duan të drejta që po u mohohet, kjo është e pavërtetë. Po u mohohen abuzimi me të drejtën për të bërë detyrën. Tejkalimi i të drejtës në emër të qenurit deputet. Nuk është e vërtetë, është gënjeshtër, që një deputet dhe një grup deputetësh të bëjnë çfarë t’u teket dhe kanë të drejtë të shfrytëzojnë kushtetuën dhe ligjet për të kapërcyer kushtetutën dhe ligjet. Patjetër që opozita ka të drejtë kushtetuese që të bëjë hetime parlametare, por hetimet parlamentare të opozitës nuk duhet të prekin kushtetutën, nuk duhet ta tejkalojnë kushtetutën.

Ato që nuk mund të bëhen me këtë të drejtë, jo në penxhere, por sikur të arrijnë deri në tarracë, e të kapërcejnë 7 penxhere, nuk kanë shans t’i bëjnë me miratimin tonë. Ne jemi këtu për të bërë diçka tjetër, jemi këtu për të qeverisur. Ne nuk jemi këtu për t’i lejuar vetes që të humbasim kohë dhe mundësi për këtë vend, për të harxhyar kohën dhe për të gjetur mundësi për ata të cilët që prej vitit 2013, kanë bërë të njëjtën gjë. Në 2013 filluam ne, nuk kaluan  2-3 muaj, filloi avazi, nuk i njohin zgjedhjet”, theksoi ai./

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania