“Medikamenti për zhbllokimin e hundëve mund të shkaktojë goditje në tru ose në zemër”
Teksa ndodhemi në periudhën ku sëmundjet gripale janë të shpeshta, Agjencia Kombëtare Franceze për Sigurinë e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore ka ngritur alarmin lidhur me përdorimin e disa medikamenteve.
Në bazë të një njoftimi zyrtar nga agjencia, përdorimi i barnave me pseudoefedrinë shton rrezikun për goditje në tru dhe sulm në zemër.
Në fakt edhe pse alarmi është dhënë nga Agjencia Franceze ky njoftim ka shqetësuar të gjithë Europën, ku theksi vendoset më së shumti tek sprejti për hundët.
Ky produkt mund të gjendet në çdo farmaci, kudo, pra është mjaftueshëm i aksesueshëm. Theksojmë se shumë nga këto medikamente janë edhe në llojin e tabletave nga goja pa recetë ose si një sprej nazal me recetë.
“Mesazhi është i qartë. Mos i përdorni. Ne nuk rrezikojmë të pësojmë një goditje në zemër apo tru për hundën e bllokuar”, u shpreh Christelle Ratignier-Carbonneil, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Francës për Sigurinë e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (ANSM).
Nga ana tjetër një nga përbërësit aktivë të përdorur për të zëvendësuar pseudoefedrinën është një ilaç tjetër i quajtur fenilefrinë, është konsideruar së fundmi si i paefektshëm nga rregullatorët amerikanë.