Aktualitet

Mijëra njerëz demonstruan në Uashington në mbështetje të palestinezëve

Organizatorët deklarojnë se prisnin deri në 100.000 njerëz, raportoi Biznisinsider. Të tubuarit mbanin pankarta që shkruanin, ndër të tjera, “Palestinë e lirë” dhe i bënin thirrje SHBA-së të ndalonte ofrimin e ndihmës për Izraelin.

 

 

Mijëra protestues erdhën në qytet me autobusë dhe makina nga shtete të tjera, madje edhe nga Xhorxhia.

 

 

Uashingtoni është qyteti i fundit ku u organizua një tubim i madh pro-palestinez.

Qindra mijëra demonstrues protestuan javën e kaluar në Londër, Stamboll dhe qytete të tjera anembanë botës, dhe mitingje pro-palestineze u mbajtën gjithashtu në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Disa protesta të mëdha u zhvilluan fundjavën e kaluar pasi ushtria izraelite nisi një operacion tokësor në Gaza.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania