Aktualitet

DOSJA/ Rama ktheu zonën në truall për Malltezin, Basha firmosi ndërtimin e kullave

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK lidhur me çështjen e privatizimit të klubit “Partizani”, nga dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në dosjen hetimore të SPAK ku përfshihen hetimet e shumë insiticuioneve që kishin të bënin me privatizimin e ish klubit të sportit, konfirmohet se ishte Bashkia e Tiranës, e drejtuar asoj kohe nga kryeminsitri Edi Rama, që mori vendimin që trualli i kompleksit sportiv të kalojë nga zonë sportive në zonë banimi.

Ky vendim më pas u aprovua nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të republikës së Shqipërisë e drejtuar asoj kohe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

 “Me vendimin nr. 132 date 08.06.2006 te kryetarit te KRRT-se, Bashkia Tiranë (nr. 277 prot date 28.06.2006), është vendosur nder të tjera që të miratohet kërkesa per ndryshimin e destinacionit për zonën Rruga “Frosina Plaku” dhe Planit Rregullues nga zonë sportive ne zonë banimi. Ky vendim hyn në fuqi pas miratimit nga KRRTRSH-ja. KRRT-ja e kryesuar nga shtetasi Sali Berisha, me vendimin nr. 4 date 21.11.2006 te Keshillit të Rregullimit te Territorit te Republikës të Shqiperise “Permiratimin e ndryshimit ne planin rregullues te Qytetit te Tiranes ne lidhje me zonimin funksional per disa zona të qytetit” perfshihet edhe zona me siperfage 0.7 ha në Rrugën “Frosina Plaku”, e cila ndryshohet nga “zone sportive” ne “zone banimi”, thuhet në dosjen hetimore të SPAK.

Ndërkohë, më tej në dosjen e SPAK thuhet se Bashkia e Tiranës, e cila gjatë viteve 2011 deri në korrik të 2015 drejtohej nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka lejuar ndërtimin e 17 kullave

“Rezulton se nga qershori 2008 është bërë raporti i studimeve kur bëhet fjalë për objektet e klubeve sportive dhe deri në dhjetor të 2008, ka procedura e njohjes së kthimit fizik, analizës financiare dhe asaj që i nënshtrohet objektit të parablerjes, dorëzimi nga ana e saj. Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Mbrojtjes si dhe regjistrimit ne regjistrat publike te ketij Ekonomia e Tiranes Po keshtu, Bashkia e Tiranës, e marre nga korriku 2011  deri ne korrik 2015 nga shtetasi Lulzim Basha, e ka me leje zhvillimore per kerkesat e 17 kullave, shoqërinë “Homeplan”. Për këtë shkak të dyshimtë mbi ekzistencën e veprës penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm korrupsionit”, thuhet më tej në dosje.

Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e djeshme në aeroportin e “Rinasit”, pasi akuzohet për privatsimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Mbi të rëndojnë akuzat e “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhen me privatizimin e ish klubit sportiv partizani.

Ndërkohë,  SPAK ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për biznesmenin Fatmir Bektashi, i cili ka shfrytëzuar territoret sportive për të ndërtuar dhe i ka siguruar Malltezit dhënien e përfitimeve të paligjshme në vlerën 5.4 mln euro duke  duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi. “Detyrim paraqitje” u vendos edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania