ShowStil/Jetë

Arrestohet Miss shqiptar, i zhvati biznesmenit 155 mijë euro dhe Audi “Q8”

Ish-miss i Kosovës, Zana Berisha është përfshirë në një skandal,  pasi akuzohet se ka shantazhuar ish të dashurin e saj, një biznesmen shumë i njohur në Kosovë.

Bëhet me dije se miss-i ishte ndarë nga biznesmeni në një mënyrë jo shumë paqësore. “Sinjali”  shkruan se pas ndarjes Berisha nisi të shantazhonte biznesmenin duke i kërkuar që t’ i jepte para ose në të kundërt do i dërgonte videot intime, familjes së tij.

Fillimisht biznesmeni i ka dërguar miss-it të Kosovës 2018 rreth 100 mijë euro duke menduar se kjo do të merrte fund, por nuk ndodhi kështu. Modelja vijoi edhe më tej duke kërkuar madje dhe shumë të tjera të majme, kur ai refuzoi, ajo i dërgoi foto të tyre intime familjes së tij, duke e paralajmëruar se nëse nuk do i jepte ato që kërkonte do dërgonte dhe pamje të tjera intime.

Në këtë mënyrë biznesmeni duke qenë i kërcënuar i ka dërguar miss-it 5 mijë euro çdo muaj për rreth një vit, ndërsa i ka blerë dhe një makinë Audi “Q8” me vlerë 50 mijë euro.

Kjo bëri që biznesmeni të bënte denoncimin dhe pikërisht Berisha u arrestua me akuzën për “shantazh”. Para disa ditësh është ulur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore në Prizren, e cila do marrë dhe vendimin për miss-in

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania