Politike

Meta: Po mbyllen mijëra vende pune”. Zhvlerësimi i euros i qëllimshëm.

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zhvlerësimin e monedhës europiane dhe thekson se nënçmimi i euros nuk ka të bëjë vetëm me pasivitetin e qeverisë, por dhe me interesat e saj të drejtpërdrejta për të detyruar bizneset për të mbyllur ende pune.

Meta thekson se 30 persona në ditë, sipas vetë burimeve të këtij sektori humbasin vendin e punës.

“Ndërkohë që kriza e Euros, pra nënçmimi i saj, që në vlerësimin tonë nuk ka të bëjë vetëm me pasivitetin e qeverisë, por edhe me interesat e saj të drejtpërdrejta ka detyruar bizneset e sidomos biznesin fason për të mbyllur mijëra e mijëra vende pune, duke futur në një krizë të thellë këtë sektor. 30 persona në ditë, sipas vetë burimeve të këtij sektori humbasin vendin e punës për shkak të kësaj krize të nënçmimit të qëllimshëm të Euros dhe të mos marrjes së asnjë mase nga ana e qeverisë.”, tha Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?