BotaShkrime

Sot në këtë listë krimi është dhe emri i Klodianês, apo Klaudias siç e thërrisnin miket e saj.

ALBA KEPI
K.V ishte 36 vjeçe, e martuar e re aq sa me djalin e saj 17 vjecarë e vajzën 14 vjeçe ngjanin si vëlla e motër.
U godit me 3 plumba të cilat i morên jetën.
U qëllua në Castelfioritto, Itali, ku prej 20 vitesh ishin vendosur për të jetuar pas largimit nga vendlindja Shqipëri.
Nuk pati njeri pranë të lë amanetin e fundit e ndoshta do ishte; “bir kujdesu për motrën e dashuro jetën.”
K.V shqiptare u ekzekutua nga bashkëshorti i saj A. V po shqiptar të cilit i kishte kêrkuar divorcin.
E qëlloi dhe u largua me makinën e tij duke e lënë në një pellgu gjaku mes rruge e 2 fëmijët jetimë.
Forcat e policisë po e kërkojnë sic kërkohet një kriminel.
Nisi kështu kjo ditë në Itali ; Dita Botërore e Migrantëve e Refugjatëve me një femêr, nënë , vajzë, grua shqiptare të vrarë.
Është e pesta shqiptare në Itali gjatë këtij viti që mbetet viktimë nga o ish bashkëshorti, nga babai o partneri i saj.
Më 30 mars 2023 mbeti e vrarë nga bashkëshorti Zenepe Uruçi 56 vjeçe.
Më 19 prill Anila Ruci 38 vjeçe nga partneri i saj.
Më 6 maj Danjela Neza 29 vjeçe nga ish i fejuari i saj.
Më 7 maj Jessica Malaj 16 vjeçe nga babai i saj.
Sot në këtë listë krimi është dhe emri i Klodianês, apo Klaudias siç e thërrisnin miket e saj.
🔴Në këtë Ditë Botërore Emigrantësh nuk ka bilanc më negativ social mes vrasjesh, të rinjsh e familje shqiptare që braktisin vendin.
🔴Nuk ka bilanc më negativ kur lexon statistika të sekretuara të vajzave e djemve shqiptarë që kêrkojnë mbrojtje Ambasadash kush me të drejtë e kush me mashtrimin për t’u privilegjuar si në punësim apo të drejta e tyre.
Viktimizmi gënjeshtar në jo pak raste i ka mbyllur sytë pêrgjegjêsisë profesionale të paaftêsisë së tyre e i mohon të drejtat atyre që vuajnë vërtetë homofobinë.
🔴Nuk ka bilanc më negativ kur me bekime Ambasadash shoqata emigrantësh privilegjohen mediatikisht e faktorizohen pa asnjë meritë në dëmtim të asaj c ka êshtë vota e lirë.
Shpëtimi i demokracisë nis nga e vêrteta e shpëtimi nga antivlera e shoqërisë.
E kotë ta pretendojmë nga politika opozitare. Shpëtimi i vendit êshtë cështje sociale, morali e vlere.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?