Rajoni

Tërbohet shqiptari, qëllon me armë dhe godet me sëpatë policin grek

Një 46-vjeçar shqiptar ka plagosur me sopatë një polic grek gjatë një operacioni për kapjen e tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme

Kur autoritetet greke kanë marrë një denoncim për një person që ndodhej në një shtëpi në rrugën Theoklitou në Neo Kosmos dhe ka qëlluar në ajër. Pas kësaj në vendngjarje shkuan menjëherë forcat policore.

Ata u futën në shtëpinë ku ndodhej shtetasi shqiptar dhe ky i fundit qëndroi i fshehur pas perdes me një sëpatë në dorë.  Teksa efektivët po kontrolloonin nëpër shtëpi, ai i ka sulmuar ata duke plagosur lehtë ne dorë njërin prej tyre, por më pas është arrestuar.

Në shtëpi gjithashtu iu gjet një armë zhurmuese dhe një sasi kanabisi. Shqiptari rezulton me precedentë penalë në vitin 2019 në shtetin grek.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?