Aktualitet

Basha për vrasjen e efektivit të Policisë së Kosovës: “Çdo shqiptar sot është në zi

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për vrasjen e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, teksa sot Kosova ka shpallur ditë zie.

Basha thekson se çdo shqiptar sot është në zi.

Sipas tij, askush nuk mundet më të luajë me jetën, dinjitetin dhe sigurinë e qytetarëve të saj.

“Jo vetëm Kosova por çdo shqiptar sot është në zi për vrasjen në krye të detyrës së rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.

Nderim për jetë Afrim Bunjakut, dëshmorit më të ri në altarin e heronjve të Kosovës së lirë dhe sovrane në të cilën askush nuk mundet më të luajë me jetën, dinjitetin dhe sigurinë e qytetarëve të saj”, shkruan Basha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania