Sërish të shtëna me armë në veri të Kosovës
Situata në veri të Kosovës vijon të mbetet e tensionuar, ku minutat e fundit janë dëgjuar sërish të shtëna me armë.
Sipas Top Channel, të shtënat janë raportuar në udhëkryqin e Banjskës, rreth 2.5 kilometra nga vendi ku ndodhen personat e armatosur. Mësohet se Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën kryesore për në Banjskë.
Kujtojmë që persona të maskuar dhe armatosur në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë ishin vendosur dy mjete të rënda kamion duke bllokuar kështu hyrjen në fshat. Policia menjëherë është nisur drejt vendit ku ishte bllokuar rruga, ku janë hasur me sulmin me armë zjarri dhe granata dore.
Efektivët në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e këtij sulmi një nga efektivët ka humbur jetën, Afrim Bunjaku.