Mediat kosovare: Shkon në gjashtë numri i terroristëve të vrarë në Manastirin e Banjskës
KOSOVË– Gjashtë terroristë serbë janë vrarë deri më tani në Manastirin e Banjskës, ndërsa shumë pajisje ushtarake janë gjetur nga Policia e Kosovës, raporton KosovaPress. Mësohet se Policia ka marrë një nga objektet brenda Manastirit.
Më herët u raportua se trupat e dy prej tyre janë gjetur të pajetë ndërsa tani, sipas informacioneve numri ka shkuar në gjashtë.
ÇFARË NDODHI SOT NË VERI TË KOSOVËS?
Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Zveçan. Policia e Kosovës ka bërë me dije se njëri prej sulmuesve në veri, përkatësisht në zonën e fshatit Banjskë, është vrarë në shkëmbimet me armë zjarri me eketivët e policisë së Kosovës në Manastir. Kryeministri Kurti bëri me dije se në Manasitur janë ngujuar 30 serbët e armatosur dhe shkëmbejnë zjarr me efektivët e policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për vrasjen dhe tregojnë si ndodhi. Po ashtu raportohet per dy sulmues të vrarë dhe 4 serbë të arrestuar. Tensionet ende vijojnë.