Aktualitet

EMRI/ Arrestohet pas 10 muajsh ish-drejtori i burgut

I dënuar nga GJKKO për abuzim me tenderë, arrestohet pas 10

Pas 10 muajsh arrati, Policia ka vënë sot në pranga Judmir Shurdhin, ish-drejtori i burgut të Kosovës, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderat dhe ankandet publike.

Sipas policisë, 43-vjeçari, i cili në periudhën 2020-2021 ka qenë drejtor në burgun e Kosovës, Lushnjë, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime që përbëjnë shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo andande publike. Ai ishte shpallur në kërkimkombëtar dhe pas 10 muajsh është vënë në pranga ku do të përballet me akuzën për këto vepra penale.

NJOFTIMI I PLOTË”

Lushnjë

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Takimi i fundit”, për kapjen dhe vënien në pranga të një 43-vjeçari të dënuar me burgim për veprën penale ”Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, finalizuan operacionin policor të koduar “Takimi i fundit”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Judmir Shurdhi, 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 07.12.2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, në periudhën 2020-2021, gjatë së cilës ka qenë drejtor në burgun e Kosovës, Lushnjë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime që përbëjnë shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo andande publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania