Aktualitet

Mirela Kumbaro: Gjirokastra ka një jetë nate të paparë

Gjirokastra është një ndër qytetet më të vizituara të vendit. Përmes rrëfimeve të tyre pas tureve në këtë qytet, të ftuarit sonte në “Opinion” dëshmojnë se Gjirokastra do mbledhë shumë turistë vit pas viti.

 

 

 

Sipas ministres së Turizmit Mirela Kumbaro, qyteti ka pësuar një ndryshim drastik nga 2010, kohë kur kishte vetëm një hotel. E ndërsa sot, ka një rinovim të lagjeve të qytetit, shumë restorante e lokale që mundësojnë dhe jetë nate të këndshme.

Alket Islami: Në Prill të 2010-ës përballë hotel “Çajupit” erdhi një autobus me turistë

Mirela Kumbaro: Përballë të vetmit hotel që kishte Gjirokastra!

Alket Islami: Rastisi, që një vit më vonë pashë po atë autobus me një tjetër.

-Ishin bërë dy! (Të qeshura në studio)

Alket IslamiU thashë atyre miqve të mi, ju lutem për 10 vjet Gjirokastrën e keni full.

-Ka një gjë, Gjirokastra është trashëgimi e Unesco-s, ka vizitorë ditorë…

Mirela KumbaroKi parasysh, në 2010-ën ishte vetëm një hotel, sot po të futesh në booking.com ke mbi 150 oferta, dhe po flas vetëm për qytetin e Gjirokastrës, nuk po llogaris bujtinën “Maria” dhe gjithë fshatrat e tjerë rrotull.

Isli Islami: Para 6 vjetësh kam shkuar për ta parë realisht.

-Ka dhe një mikëpritje spektakolare!

Isli Islami: Kur e sheh me sy gjithë atë rigjallërimin, Kadareja ka thënë se është një qytet unikal dhe nëse e ka thënë ai… Ajo që të bën përshtypje është se të jep ndjesinë që i përket të kaluarës, por edhe të jep ndjesinë e së ardhmes, pra që do të qëndrojë ashtu siç është dhe nuk ndjen nevojën të ndryshojë.

Mirela Kumbaro: Gjirokastra ka një jetë nate të paparë, sepse ‘Qafa e Pazarit’ është e organizuar si pëllëmba e dorës, janë 5 gishtat dhe qafa është në mes, 5 sokakët. Në këto sokakë janë rijetëzuar gërmadhat që deri në 2015-ën ishin të rrënuara dhe tashmë janë kthyer në restorante të vogla, në bare, në pube, me emra tradicionalë. Njëri quhet “Qoshja”, tjetri quhet “Baba Meto”, janë të gjitha lokale ku ka një jetë nate shumë të këndshme dhe një lloj gare për stilin. Gjirokastra ka tashmë dy muze krejtësisht të rinovuar, Muzeu Etnografik dhe Shtëpia e Kadaresë, dhe Kalaja në vetvete. Është mbaruar dhe Bypassi.

/tvklan.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania