AktualitetBotaPolitike

Ambasadori rus i indinjuar nga pjesëmarrja e presidentit ukrainas në OKB, Rama i propozon: Ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk do e mbajë fjalën!

Ka nisur me debate mbledhja në Këshillin e Sigurimit, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, delegacioni i Rusisë, i drejtuar nga Vasily Nebenzya, u shpreh i indinjuar nga prania e liderit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në lidhje me këtë, kryeministri Edi Rama propozoi që ti jepet fund luftës në Ukrainë, në mënyrë që edhe Zelensky të mos mbajë fjalën e tij.

Pjesë nga debati:

Vasily Nebenzya: Pse i është dhënë përparësi Zelenskyt? Kryesia shqiptare ka treguar mospërfillje flagrantë dhe ka përdorur ideologji. Për fat të keq nuk e ka mundur ta menaxhojë këtë takim.

Edi Rama: Më duhet të them se ardhur nga ju i gjithë ky leksion në këtë ndërtesë është një goditje mjaft mbresëlënëse. Shkelja këtu ka të bëjë me faktin që Zekensky do të flasë. Ju ndalni luftën dhe Zleensky nuk do të mbajë fjalën.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?