Aktualitet

Zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë/ Policia e referon në prokurori si ngjarje aksidentale

Policia e Tiranës e ka referuar në prokurori si ngjarje aksidentale zjarrin që përfshiu pallatin 10 katësh në zonën e ish-Nisharakut.

Burime nga policia thonë se në vijim po priten autorizime nga prokurori i çështjes për të vijuar me marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, përfshirë këtu ndërtuesin e pallatit Tanush Mëhillaj.

Mësohet se policia akoma nuk ka në dorë akt-ekspertimin e analizës së llojit të materialit që është veshur fasada e jashtme e pallatit, e cila rezultoi fatale për përhapjen e zjarrit.

Ndërkohë, ekspertët e zjarrfikëses vijojnë punën për të zbuluar shkakun e zjarrit.

Dyshimet për shkakun vijojnë të jenë për shkak të një shkëndije elektrike në kondicionerin e banesës në katin e 9./

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?