Ata njoftojnë se më 2 tetor në orën 08.00, ditën kur nis edhe viti akademik, do të protestojnë para Fakultetit të Mjekësisë.
“Bojkotojmë kundër ligjit”, është motoja e kësaj proteste që tregon se studentët nuk janë dakord me ligjin e miratuar që detyron studentët të nëshkruajnë një kontratë që i detyron ata të qëndrojnë në vend për 5 vite.
Ndërsa ata që vijojnë studimet nga viti i dytë deri në të gjashtin, kanë mundësi të firmosin marrëveshjen që i detyron të punojnë 2 ose 3 vite në Shqipëri. Në të kundërt do të paguajnë tarifë të plotë studimi.
Kujtojmë që studentët edhe në mes të temperaturave të larta në verë dolën disa herë në protestë, ndërsa në korrik paralajmëruan se nëse qeveria nuk terhiqet nga ligji atëhere do të bojkotojnë vitin akademik.