Del nga rruga në aksin Pogradec-Lin motori me turistë të huaj dhe përplaset me mjetin

Aktualitet

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një motor i drejtuar nga turistë italianë, ka dalë nga një rrugë dytësore dhe është përplasur me një mjet. Një prej turistëve (dyshohet femër), ka marrë dëmtime ndërsa është dërguar në spitalin e Pogradecit. Ndërsa, ende nuk dihet gjendja shëndetësore pasi përplasja ka qenë e fortë.

Ndërkohë, policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?