“Bastet nuk i mbylli as Enver Hoxha”, Fidel Ylli: Personat nën 21 vjeç nuk do të lejohet të luajnë

Sport

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Shqiptar, Fidel Ylli foli mbrëmjen e sotme për rikthimin e basteve online. Ai u shpreh në një intervistë në “Ora News” se ligji për bastet sportive është një ligj europian dhe se personat nën 21 vjeç nuk do lejohen të luajnë. Sipas tij kjo lloj politike “do të zhdukë” lojërat në të zezë.

Fidel Ylli/ © Credits facebook.com/komitetiolimpikkombetarshqiptar

“Pikat e basteve nuk janë mbyllur asnjëherë fizikisht dhe kanë qenë gjithmonë në të zezë. Bastet nuk i mbylli as Enver Hoxha. Nuk mund t’i mbylli dot asnjë qeveri.

Nuk i mbyll dot bastet se do gjendet një mënyrë artizanale për t’i hapur dhe për të luajtur sërish. Shumë vende të botës kanë dështuar që t’i mbyllin bastet. Nën 21 vjec nuk do lejohet të luajnë baste sportive.Ky ligj është një ligj europian.

Operatorëve do i mbahet 15% e atyre që do fitojnë. Kjo është një lloj politike që të zhduket e zeza. Kemi nevojë për qendra olimpike. Me sport kemi hyrë në Europë. Na duhen të ardhura nga kompanitë e basteve që të mbështesim sportistët. Kemi nevojë për investime. Jemi kampionë bote pa mbështetje”, tha Fidel Ylli.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?