VIDEO/ Gjashtë gola vendosin ndeshjen, Dortmund ia del ndaj Freiburg, një mbrojtës nderon verdhezinjtë

Sport

Kampionati gjerman zbriti sot në fushë për ndeshjet e radhës. Dortmund mundi 2-4 Freiburg në transfertë, në një ndeshje që rezultoi ashtu siç pritej, deliktate.

Mysafirët realizuan të parët me mbrojtësin Hummels, por vendasit përmbysën llogaritë që në pjesën e parë me Holer dhe Hofler. Malen vendosi ekuilibrat në minutën e 60-të, duke i dhënë shumë besim skuadrës për 3 pikët (60’).

Në minutën e 82-të, djemtë e Streich mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Nicolas Hofler doli jashtë me karton të kuq.

376789958 903073304509883 6521879518064057893 N

Verdhezinjtë e Terzic festuan me Hummels në minutë ne 88-të, me mbrojtësin që sërish bëri protagonistin, me golin e dytë personal në Europa-Park Stadion (Freiburg). Goli që vulosi një herë e mirë fatin e takimit mban firmën e Reus në kohën shtesë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?