Moska nxjerr në shitje apartamentin e presidentit Zelensky në Krime

Bota

Rreth 100 prona të shtetëzuara më parë “nga oligarkët ukrainas” së shpejti do të dalin në shitje në Krime, duke përfshirë apartamentin e Vladimir Zelensky. Kështu deklaroi kreu i parlamentit të Krimesë, Vladimir Konstantinov, siç raporton Ria Novosti.

Vendimi u mor nga Parlamenti i Krimesë, i cili zgjeroi listën e pronave të shtetëzuara, që përfshinte asetet e oligarkëve dhe politikanëve ukrainas, si dhe apartamentin e familjes Zelensky në Livadia.

Sipërfaqja e saj është rreth 100 m2. Paratë e mbledhura nga shitja e apartamentit do të përdoren për nevojat e “operacionit special”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?