UEFA merr vendimin, goli i Jasir Asanit shpallet më i bukuri i raundit

Sport

Goli i Jasir Asanit në ndeshjen Shqipëri-Poloni,është përzgjedhur si goli më i bukur i raundit. Në fakt, nuk kishte shumë dyshime se do të ishte ky gol, madje shumë tifozë komentojnë duke e konsideruar edhe golin më të bukur të kualifikueseve deri më tani.

Me këtë gol të shënuar, Asani zhbllokoi sfidën në “Air Albania”, e më pas Daku vuloste fitoren e kuqezinjve me rezultatin 2-0. UEFA e ka publikuar si fitues tashmë golin e Asanit.

Jasir Asani fiton për herë të dytë këtë çmim duke qenë se një gol të ngjashëm e ka shënuar edhe kundër Moldavisë. Fitues gjithashtu për çmimin si goli më i bukur, ka qenë edhe Kristjan Asllani, në fitoren ndaj Ishujve Faroe.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?