Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se negociatat e sotme ndërmjet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel përfunduan pa sukses.
Në një deklaratë për mediat, Vuçiç u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e pranoi propozimin për kompromis të Bashkimit Evropian, shkruan N1.
“Ne patëm bisedime dhe mendoj se ato përfunduan pa sukses në drejtim të gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Të gjithë kemi propozimet tona, në fund ne si Serbi e pranuam propozimin e kompromisit të Bashkimit Evropian.
Kurti nuk ka dashur ta pranojë dhe takimi ka përfunduar”, theksoi ai.