Më shumë se 1000 punonjës të kompanisë, merrnin 5 mijë ose 10 mijë lekë të vjetra më pak në muaj, sipas pagës. Shuma ndahej mes drëjtuesve privatisht për 4 vite me radhë.

TIRANË– Një vjedhje e padëgjuar është zbuluar në drejtorinë e Ujësjellës- Kanalizimeve, Tiranë. Drejtuesit e kompanisë publike u kanë vjedhur pagat punonjësve çdo muaj.
Më shumë se 1000 punonjës të kompanisë, merrnin 5 mijë ose 10 mijë lekë të vjetra më pak në muaj, sipas pagës. Shuma ndahej mes drëjtuesve privatisht për 4 vite me radhë. Nuk dihet si u zbulua skema, por çështja ka kaluar në prokurorinë e Tiranës.
Paralelisht me Prokurorinë e Tiranës në UKT ka shkuar edhe SPAK që po heton tenderat, por vjedhja e pagave mbetet skema më origjinale e përdorur deri sot./Dosja.al