Operacion nga toka dhe ajri në të gjithë vendin, 200 të arrestuar, mes tyre një polic (EMRAT)

Aktualitet

Në sajë të operacionit antidrogë, i cili është shtrirë në të gjithë vendin bëhet me dije se deri më tani ka shkuar në 200 numri i personave të arrestuar.

Në Elbasan janë arrestuar shtatë persona, si dhe janë shpallur në kërkim pesë të tjerë. Mes të arrestuarve mësohet se është edhe një polic. Efektivi Saimir Hysa është vënë në pranga, pasi akuzohet për shpërdorim detyre e përkrahje e autorit të krimit.

Gjithashtu në pranga kanë rënë: Glidi Ballolli, Frencesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Saimir Rexhepi e Stiven Faqolli.  Të arrestuarit në Elbasan janë nën akuzë për trafik droge, armë pa lele, si dhe vepra  të tjera penale.

Në Vlorë mësohet se janë rreth 50 persona të arrestuar dhe 20 të prangosur në Durrës.

Ndërkohë në Korçë janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Renato Musollari,

Mario Kodra,

Grisild Tabaku

Bernard Qelemeni.

“Arrest në burg”, është dhënë për shtetasit: 

Xhoni Alo,

Edison Foto,

Evis Qani,

Fatjon Bedulla,

Eduart Najtellari,

Vasjan Ristollari,

Nikolla Stamulli,

Fatjon Xhambazi,

Theodhoraq Thoma

Musolin Ymeri.

Urdhërat e ndalimit janë dhënë për shtetasit: 

Leonard Dervishllari,

Dhimiter Buli,

Endrit Afesllari,

Naum Cobani,

Erion Bardho,

Andrea Barmashi,

Marko Ziko,

Klavio Prishtina,

Dorian Beçka,

Arjan Zengo

Denis Potgorija

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 3 kg kokainë dhe shuma të mëdha parash, si dhe është konstatuar edhe një lloj droge e re, në formë xhelatine e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë. Shpërndarësit e drogës u arrestuan, pasi agjentë të infiltruar bënë blerje të stimuluara të lëndëve narkotike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?