Nipi i ish-deputetit të PS shkresë në “Apel”, kërkon masë më të lehtë sigurie

Aktualitet

Andi Rraja, nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, i cili ndodhet pas hekurave për dhunën barbare ndaj fisit Maja, ka kërkuar masë më të lehtë sigurie.

 

Përmes një shkrese drejtuar Apelit, ai kërkon zëvendësimin e masës, me një tjetër më të lehtë.

Sjellim ne vemendje se Prokuroria e Tiranës ka vendosur të kryeje një riekspertim për Jashar e Bilbil Majën, dy kushërinjtë nga Fushë Kruja, të cilët ranë pre e dhunës brutale më 6 korrik 2023 nga anëtaret e fisit Rraja.

Sipas të dhënave, është kërkuar që ky ekspertim i dytë të kryhet nga 3 mjekë të tjerë, ndërsa dy të dëmtuarit kanë reaguar kundër jo vetëm Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë por edhe vetë kundër policisë, e cila mori urdhër të arrestonte të shpallurit në kërkim.

Kujtojmë se rasti i dhunës barbare që u regjistrua pak muaj më parë në Borizanë të Krujës, ka shkaktuar sërish debate, pasi Prokuroria lehtësoi akuzat për fisin Rraja.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?