Basha: PD pro rritjes së pagave për gjyqtarët. Një gjyqësor me paga të larta, më i pavarur!

Politike

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pak para nisjes së seancës plenare deklaroi se opozita është pro rritjes së pagave të gjyqësorit.

Ai tha se do të votojë pro këtij projektligji. Ai tha se një gjyqësor me rroga të larta, është më i pavarur nga qeveria.

“Edhe në seancë grupi ynë paralajmëtar do të paraqesë argumente. Ne nuk do të bëhemi pjesë e lojës hidh gurin e fsheh dorën. Ky është një nga ato projektligje që thellë në zemër asnjë qeveri e korruptuar nuk do të donte që ta miratonte. Një gjyqësor me rroga të larta, është më i pavarur nga qeveria.”, tha Basha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?