Basha ia delegon Flutura Açkës drejtimin e grupit parlamentar të PD

Politike

Është shoqëruar me debate të ashpra në parlament ndryshimi i kryesisë së grupit parlamentar të PD-së në Kuvend.

Ishte kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ajo e cila deklaroi se kryatari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i është drejtuar me një letër Kuvendit ku njofton ndryshimet në përfaqësimin e grupit parlamentar të PD-së.

Basha i ka deleguar kompetencën e krytares së grupit parlamentar deputetes Flutura Açka.

“Ka njoftim për ndryshimin e kryesisë së grupit parlamentar të PD.  Me propozim të kryetarit të Partisë vendosi përbërja e kryesisë së grupit parlamentar të PD është Flutura Açka, nënkryetar e autorizuar për përfaqësimin e grupit parlamentar në mungesë të kryetarit të grupit, Kreshnik Çollaku nënkryetar, Arbi Agalliu sekretar, Oriola Pampuri zëdhënëse”, deklaroi kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Njohja e vendimit të Lulzim Bashës bëri që Gazmend Bardhi të përplasej me kryeparlamentaren Nikolla, duke i thënë se po shkelte rregulloren, pasi vendimet për përfaqësimin në parlament i merr grupi parlamentar. Përpalsjet kanë bërë që të ndërhyjë edhe Garda.

Për shkak të toneve të ashpra të Bardhit, kryetarja e Kuvendit i kërkoi atij të ruante qetësinë, pasi në të kundërt mund të nxirrej jashtë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?