Nuk mbahet Maliqi me deklarata/ Pritet të arrestohet Salillari dhe Hajdari

Aktualitet

Ish-kandidati i opozitës në zgjedhjet e 14 Majit, Lefter Maliqi ka denoncuar këtë të mërkurë djegien e mbeturinave në fshatin Perondi të Kuçovës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Maliqi ka publikuar pamje nga djegia e mbeturinave, teksa ka përmendur tenderin e pastrimit prej 1 miliard lekësh, për të cilin sipas tij priten të vihen në pranga Kreshnik Hajdari dhe Pëllumb Salillari.

“Ky skandal nuk mund të fshihet! Kush po e mbron dhe financon Hajdarin; ‘pengun’ e Salillarit?!”,- shkruan Maliqi mes të tjerash.

Reagimi:

Kuçovë!

Stop abuzimeve me taksat tuaja dhe me tenderat korruptivë!

Skandal!

Në Perondi djegin plehrat duke rrezikuar jetën dhe banesat. Për turp pastrimi i qytetit! Tenderi korruptiv i pastrimit, mbi 1 Miliardë Lekë, abuziv, ku priten të vihen në pranga jo vetëm Hajdari i Bashkisë së grabitur dhe ‘pengu’ i ish-fatorinos Salillari por dhe disa të tjerë, me prova e pamje filmike trinditëse!

Nuk e kuptoj pse nuk po merren nën shqyrtim filmimet dhe skandalet e trasmetuara si provë për të disajtën herë në emisionin “STOP”, në “TV KLAN”! Kush mund të ketë ndërhyrë dhe pse nuk reagon asnjë institucion si për bashkitë e tjera?

Atë tender tepër korruptiv, nuk mund t’a ndalka askush!! Është më keq se tenderi korruptiv i “Ujësjellësit”, 4 Milionë e 200 Mijë Euro, se tenderi i qenëve, i varrezave, i blerjes së Rrylit, i ‘asfaltit mbi asfalt’ në Tapi, i asfaltimit të Rrugës “Goraj-Qafë Spitali”, i blerjes së makinës së Zjarrëfikses, i Rrugës së Frashërit, pa llogaritur tenderin e naftës, me shumë dyshime korruptive etj.

Ky skandal nuk mund të fshihet! Kush po e mbron dhe financon Hajdarin; ‘pengun’ e Salillarit?!

E drejta do të triumfojë!

Nuk ka kthim pas. Nëse hesht Drejtësia e Media, unë nuk hesht deri në prangosjen e të korruptuarve dhe zbardhjen e së vertetës!

Bashkia Kuçovë, do i kthehet banorëve! Kuçova “Kantier Ndërtimi”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?