Gazment Bardhi ka mbledhur serish deputetet ne nje takim te dyte. Se per cfare sherben kjo nje zot e di, por ama ata duken te qeshur dhe gjithe gas teksa futen ne sallen ku do mbahet takimi.
Në takimin me dyer të mbyllura do marrin pjesë Gazment Bardhi dhe Sali Berisha si dhe deputetëve që i mbështesin. Ky është takimi i dytë i cili u paralajmërua në takimin e një jave më parë, ku morën pjesë 43 deputetë të PD.
Gazetari Osman Stafa raporton se ditën e sotme deputetët pritet të firmosin kërkesën që do t’i drejtohet Kuvendit për të ngritur komisione hetimore për disa çështje.
Në këtë mbledhje marrin pjesë më shumë se 33 deputetë, por nuk ka konfirmim për numrin e saktë.