EMRI/ Aksidenti tragjik i merr jetën 27-vjeçarit shqiptar në Itali

Rajoni

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 27 vjeçari shqiptar mbrëmjen e së martës në Circonvallazione Oriani,  në Verona, Itali. Bëhet fjalë për të riun Redon Qevani, cili ishte duke udhëtuar me motor dhe humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me një pemë.


Si pasojë 27 vjeçari humbi jetën në vend. Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe  ambulanca por fatkeqëisht ishte tepër vonë për të riun.

Foto nga vendngjarja/ © Credits corrieredelveneto.corriere.it

Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, Qevani së shpejti do të bëhej babai i një djali, ndërsa bashkëshortja dhe familjarët shkuan me urgjencë në vendin e ngjarjes. Autoritetet italiane po hetojnë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit që i morën jetën para kohe të riut shqiptar.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?