Avokati Saimir Visha sulmon live Jashar Majën: Po ça viktime je ti oo, Rrajat po të donin të vrisnin (VIDEO)

Aktualitet

Të gjitha frazat që lexoni në këtë titull janë ashtu siç po i lexoni! Nuk bëhet fjalë për ndonjë kamer të fshehtë, por janë fjalët e një avokati që duhet të mbrojë viktimat e dhunës dhe krimit, i cili i drejtohet Jashar Majës me një gjuhë të papranueshme.

Ky i fundit është një nga dy kushërinjtë që u dhunuan barbarisht nga fisi i deputetit Rraja një muaj më parë në Fushë Krujë.

Shkopa bejsbolli, grushta e shkelma dhe qyta pistoletash në kokë e trup pësuan dy kushërinjtë Jashar e Bilbil Maja. Mirëpo, skenat e dhunës që shokuan opinionin publik, i hëngrën kokën ministrit Çuçi dhe detyruan deputetin Rrahman Rraja të jepte dorëheqjen, nuk i bëjnë përshtypje avokatit.

Me një gjuhë të papranueshme për një avokat, Saimir Visha i është drejtuar Jashar Majës mbrëmjen e djeshme në emisionin “Now” të Erla Mëhillit në Euronews.

“Po ça të drejte kërkon ti, ti je gjallë, je shumë mirë. Ata po të dojshin të vrisnin, të vrisnin”,  është një nga shprehjet me të cilat Saimir Visha i është drejtuar Jashar Majës, shprehje e cila ka lënë pa fjalë edhe të ftuarit.

“Më duket sikur kanë ardh Rrajat në studio”, tha njëri nga panelistët e tjerë në studio, pas deklaratave shokuese të avokatit.

© Të drejtat e pamjeve nga Euronews Albania, youtube.com/@EuronewsAlbania

Pjesë nga biseda në emision:

Saimir Visha: Po ti je qëlluar ti, je viktimë apo çfarë je ti o vëlla?!

Jashar Maja: Po kush është ai?

Erla Mëhilli: Është avokati Saimir Visha

Saimir Visha: Kush je ti o vëlla?! Ti je viktimë?

Jashar Maja: Zotëri avokat…

Saimir Visha: Ti je viktimë, apo je vëllai, çfarë je ti?!

Erla Mëhilli: Është një nga viktimat

Jashar Maja: Unë jam viktima, Jashar Maja

Saimir Visha: Ke qenë aty, ka dashur njeri të të vrasë ty?!

Jashar Maja: Po

Erla Mëhilli: Mund dhe të kisha vdekur, thotë zotëria

Saimir Visha: Të ka qëlluar njeri në kokë ty?

Jashar Maha: Po!

Saimir Visha: Si po?!

Jashar Maja: Ore zotëri unë kam fraktura, i kam dhe sot të dukshme

Saimir Visha: Po ça frakture ore, ti kërkon dëmshpërblim. Ça viktime je ti o burrë

Një nga të ftuarit: Më duket sikur kanë ardh Rrajat në studio

Jashar Maja: Zotëri unë nuk po i kërkoj dëmshpërblim, unë po kërkoj të drejtën time

Saimir Visha: Po ça të drejte kërkon ti, ti je gjallë, je shumë mirë. Ata po të dojshin të vrisnin, të vrisnin

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?