Sherr mes nuses dhe vjehrrit në Belsh/ Njëherë e rreh vjehrri nusen dhe njëherë nusja vjehrrin

Aktualitet

Policia ka vënë në pranga një 61-vjeçar në Belsh pasi ushtroi dhunë ndaj nuses së djalit të tij. Nga ana tjetër dhe e reja ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit ndaj policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasen F. T., 61 vjeçe, banuese në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të saj, shtetases M. T., e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. T., pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj.“- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?