Ndajeni mendjen, ose me Berishën, ose bëni parti të re

Aktualitet Politike

Gazment Bardhi ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për krizën e Partisë Demokratike, e cila duket se nuk ka fund.

Analisti Neritan Sejamini, i tha Sekretarit të Përgjithshëm të PD, se kjo parti tashmë është ndarë dhe se po humbasin kohë duke gënjyer veten, ndaj duhet të vendosin ose të krijojnë një parti të re ose të bashkohen me grupin e Sali Berishës.

Neritan Sejamini: PD është sot e ndarë de facto. Nuk duhet të gënjeni veten. Ka një shprehje, parimi i parë është mos gënje veten dhe vetja ëhtë njeriu më i thjeshtë për t’u gënjyer. Basha do të marrë emrin dhe vulën, Berisha ka shumicën e partisë.

Ju ku do të jeni? Do të bëni parti të re apo do të bashkoheni me zotin Berisha? Çdo përpjekje që ju bëni, me këtë gjuhën e bashkimit, përdorni fjalë pa kuptim, do të bashkohemi, do të gjejmë bashkimin…

Ose e njeh ose nuk e njeh zotin Berisha. Ndryshe, mund të bëni parti tjetër, siç ka zoti Meta. Ju ose bëni parti të re, ose me zotin Berisha. Sa më shpejt ta bëni zgjidhjen, aq më shumë energji i kurseni vetes dhe Shqipërisë. PD ishte e bashkuar dhe i humbi zgjedhjet, jo më kështu.

Asnjë analizë mbi PD nuk mund të jetë e duhura, nëse nuk nis që nga prilli 2021, kur PD vendosi të zgjedhë sërish Lulzim Bashën unanimisht, pas humbjes së tretë, pa asnjë kundërshti. Kur ti jepni përgjigje kësaj, gjërat do të jenë më të qarta.

Ne nisemi nga disa dogma sikur PD është parti e madhe ku kanë funksionuar rregullat. Këto janë copa letrash, që çdo kryetar partie i ka grisur.

Thelbi është ky, PD ka të ardhme, kjo e reja, vetëm nëse modernizohet, nëse bëhet demokratike. Kjo është beteja që duhet të bëni edhe me zotin Berisha, ti thoni bashkohem me ty, por  me këto kushte, për të krijuar një PD. Të tjerat jaën humbje kohe për PD-në dhe Shqipërinë.

Gazment Bardhi: Bie dakord me një pjesë të analizës që bën Neritani. Ka nevojë për një projekt dhe strategji të re, por duke ruajtur ato ndasi individuale. Në këtë moment, pa patur mundësi që të gjejmë gjuhën përçcështje që na bëjnë bashkë, nuk mund të rinisim debatin për partinë. Kjo do ta vështirësonte gjetjen e një zgjidhje. Deri në 5 shtator, nuk komunikonim fare me njëri tjetrin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?