Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi disa muaj më parë ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare pasi vuante nga leuçemia.
Mirëpo ai la mbrapa një pasuri marramendëse e cila iu është ndarë së fundmi 5 fëmijëve të tij duke përfshirë këtu edhe kompanitë e listuara, investimet e mëdha në pasuri të paluajtshme, letra me vlerë, vepra arti dhe likuiditet, sipas gazetës Corriere della Sera.
Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi tani mund të quhen me plot gojën miliarderë.
Pasuritë e paluajtshme të Silvio Berlusconi kanë një vlerë prej rreth 700 milionë euro, duke përjashtuar këtu jahtet dhe pikturat e shumta të blera ndër vite ish-kryeministri.
Marina dhe Pier Silvio do të kenë afërsisht 53% të aseteve të Fininvest, ndërsa Barbara, Eleonora dhe Luigi morën pjesën e mbetur të pasurisë.
Përsa i përket ish-bashkëshorteve, mësohet se i ndjeri i ka përjashtuar ato nga testamenti.