Një 53-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me 4 vite burg pasi kishte mashtruar një shtetase duke i marrë një shumë prej 270 mijë eurosh.
Në kuadër të operacionit të koduar “Trick”, në Pezë u kap shtetasi në kërkim Andi Alimehmeti, 53 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
“53-vjeçari i ka marrë një shtetaseje, shumën 270 000 euro, duke e mashtruar atë se do ta bënte bashkëpunëtore në një agjenci turistike që kishte në pronësi”, thotë policia.
Total 0 Votes
0
0