“E vrau pushteti”, Berisha: Azem Hajdari, kushtrim i gjallë që të përmbysim diktaturën e drogës dhe vjedhjeve të qeverisë

Aktualitet Politike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë sot në homazhet e organizuara te memoriali i Azem Hajdarit, heroit të demokracisë në 25-vjetorin e vrasjes së tij.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Hajdari është kushtrim i gjallë i shqiptarëve që duan të ngrihen dhe të përmbysin diktaturën e drogës apo të krimit të qeverisë ‘Rama.


“Sot jemi këtu për të nderuar legjendën e guximit, trimërisë, të të rinjve shqiptarë, të studentëve shqiptarë, tribunin e lirisë, Azem Hajdarin, në 25-vjetorin e ekzekutimit të tij shtetëror nga flagangat e pushtetit terrorist, vetëm e vetëm për bindjet politike, bashkë me sivllaiun e vetë. Një natë të 12 shtatorit të 1998-ës, dolën këtu dhe ranë në breshërinë e kallashnikovë të terroristëve, të organizuar në aktin hakmarrës primitiv nga pushteti i atëhershëm. Azem Hajdari përbën një nga figurat më të radha të historisë tonë kombëtare.

 

Asnjë shqiptar si individ nuk ka bërë aq sa ka bërë Azem Hajdari sëbashku me studentët liberatorë për lirinë e shqiptarëve. Mbetet një nga figurat më të jashtëzakonshme të historisë së këtij kombi. Sot nuk është e lehtë të imagjinosh dhjetorin e vitit 90 kur ai u ngrit me një grup studentësh me thirrjen; ‘liri demokraci, poshtë diktatura’. Ajo ishte vrasja më e rëndë shtetërore. Azem Hajdari edhe sot pas 25 vitesh është i gjallë në zemrat e atyre që jetuan diktaturën dhe panë te ai shpëtimtarin e tyre. Ata që në një akt hakmarrje primitive organizuan atë, do të mbeten të damkosur përjetë për krimin më të shpëtuar për kohërat. Azem Hajdari është kushtrim i gjallë për të gjithë shqiptarët që sot të ngrihemi dhe të përmbysim diktaturën e drogës, krimit, vjedhjeve, të njërit prej xhelatëve më të pamëshirë.”, tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?